×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Grafite me ngjyrat e flamurit serb në komunat veriore, policia nis hetimet

    Insajderi
    12 February 2024 - 09:52

    “Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe “Jeton Brigada e Veriut”, janë disa prej mesazheve që janë parë në veri të vendit, shkruan Insajderi.

    Këto grafite bartin ngjyrat e flamurit të Serbisë, e kuqe, e kaltër dhe e bardhë.

    Për rastin është deklaruar policia e cila përmes raportit njofton se rastet janë duke u hetuar.

    Rastet:

    Zubin Potok 11.02.2024 – 11:36. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

    Mitrovicë Veri 11.02.2024 – 10:30. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

    Leposaviq 11.02.2024 – 11:30. Raportohet se persona të pa njohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark