×
  • Sport
  • Sport

    Granit Xhaka bëhet “numri një” në historinë e kombëtares së Zvicrës

    Insajderi
    16 November 2023 - 12:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Granit Xhaka ka hyrë në histori të Kombëtares së Zvicrës.

    Futbollisti me prejardhje nga Kosova ka thyer rekordin dhe ka hyrë në histori si lojtari me më së shumti paraqitje me fanellën zvicerane.

    Xhaka me paraqitjen e tij të mbrëmshme ndaj Izraelit ka bërë plot 119 paraqitje zyrtare për Zvicrën.

    Kapiteni i helvetikeve është pjesë e Kombëtares A që nga viti 2011, ku deri më tani ka shënuar 11 gola dhe ka bërë edhe 7 asistime.

    Xhaka me Zvicrën ka luajtur në tri kampionate botërore (2014, 2018 dhe 2022), ndërsa dy herë ka marrë pjesë në kampionate evropiane (2016 dhe 2020).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark