10:06 - 13 Mars 2023

Në kryeqytetin grek Athinë dhe Selanik u zhvilluan të dielën demonstrata për ata që humbën jetën në aksidentin e trenit në Greqi, javën e kaluar.

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Sintagma në Athinë dhe marshuan drejt zyrës hekurudhore greke OSE në Athinë.

Protestuesit, përfshirë sindikatat dhe organizatat studentore, kërkuan arrestimin e autorëve të ngjarjes.

Policia hodhi predha gaz lotsjellës ndaj protestuesve ndërsa përleshjet shpërthyen jashtë zyrës së OSE.

Mijëra protestues që marshuan në Selanik kërkuan arrestimin e përgjegjësve për aksidentin.

Javën e kaluar të martën mbrëma, një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash rreth qytetit Tempi në provincën veriore të Larisës.

Numri zyrtar i të vdekurve është 57, duke përfshirë shumë studentë universiteti dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit./AA/

Tags: , ,