×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Grenell pas takimit me Srpskan: Ndërkombëtarët duhet t’i dëgjojnë serbët

    Insajderi
    22 June 2023 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka takuar sot serbët e Kosovës në veri, ku ka deklaruar për ta zgjidhur krizën e fundit, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dëgjojë serbët.

    Ai ka thënë se lidershipi amerikan është i nevojshëm për zgjidhjen e nyjës së krizës.

    Në një adresim të tij para gazetarëve, Grenell ka falënderuar 20 përfaqësuesit e serbëve për kohën që ka ndarë për t’ia paraqitur atij problemet me të cilët ata pretendojnë se përballen.

    “Jam i frustruar që s’ka përfaqësues ndërkombëtar këtu. Pse s’kanë ardhur ndërkombëtarët për t’i dëgjuar këta njerëz? Pse s’janë këtu për të parë se cilat janë problemet e vërteta. Duhet t’i dëgjojmë këta njerëz. Dëgjova shumë shqetësime”, ka thënë ai.

    Ai ka shprehur bindjen e tij se komuniteti ndërkombëtar do të vijë për të dëgjuar serbët, sepse sipas tij, kjo është e nevojshme për të arritur progres.

    Ai ka theksuar se duhet të ndalen manovrat politike për t’u konventruar në zhvillim ekonomik, që sipas tij, i jep zgjidhje problemeve të shumta.

    “Po kërkoj nga BE që të fokusohet në çështjet e ekonomisë. Po ashtu i bëj thirrje qeverisë amerikane që të vijë këtu dhe të dëgjojë këta njerëz. Asgjë s’mund ta zëvendësojë lidershipin amerikan, për të cilën kemi nevojë tani. Shoh një rrugë të qartë për progres, shtensionim, për të cilin duhet ndërmarrë disa hapa të guximshëm”, ka thënë tutje ai. /Express

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark