×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Grenell: Thaçi duhet të lirohet urgjentisht, evropianët po bëjnë një punë të pisët

    Insajderi
    25 May 2023 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-i dërguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një intervistë për Top Story ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Hashim Thaçit.

    Për plagën që i është shtuar dhimbjeve të luftës së Kosovës, mbajtjen e Thaçit në burg, Grenell tha se europianët po bëjnë një punë të pisët.

    “Kryeministri Rama ka folur shumë hapur për z.Hashim Thaçi dhe çfarë po bëjnë evropianët në gjykatën e drejtësisë në Hagë. Ai e ka quajtur Thaçin peng, dhe kjo që po bëjnë evropianët është skandaloze. Duhet të jemi të aftë e të shohim përpara. Duhet ta lirojnë Thaçin, duhet ta pranojnë se çështja e Jack Smith ishte politike. Evropianët duket sikur po bëjnë një punë të pistë për shkak të politikës”- tha Grenell.

    I njohur për qëndrimet e tij kundër Albin Kurtit, Grnell tha se kryeministri i Kosovës kurrë nuk ka pranuar idetë e amerikanëve.

    “Çështja është kjo, unë e njoh Albin Kurtin. Shikojini politikat e tij dhe ju sfidoj të gjeni një ide amerikane që ka rënë dakord. Ai ka refuzuar çdo ide, që nga Obama, Klinton e Xhoxh Bush, gjithmonë ka qenë kundër”-tha Grenell.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark