×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Grenell zbulon diçka nga “konspiracioni” i arrestimit të ish-presidentit Thaçi

    Insajderi
    20 December 2022 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith, e paditi ish-presidentin Hashim Thaçi pasi u kishte thënë Departamentit Amerikan të Shtetit se palët ishin pajtuar t’i jepnin fund Gjykatës Speciale dhe Jack Smithi do ta humbte vendin e tij të punës, si kryeprokuror i Speciales.

    Këtë reagim e bëri Grenell pas një shkrimi të The Daily Beast ku shkroi për prokurorin që tani do ta provojë ta padis dhe ta vë prapa grilave Donald Trumpin, ish-presidentin amerikan.

    Tutje, Grenell tha se Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale pasi iu ngrit aktakuza nga ana e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara.

    “Jack Smithi e paditi Hashim Thaçin pasi i thashë Bruce Schwartzit të Departamentit të Drejtësisë se palët ishin pajtuar t’i jepnin fund Gjykatës Speciale dhe Jack Smithi do ta humbte vendin e tij të punës (si kryeprokuror i Speciales). Thaçi po vinte në Shtëpinë e Bardhë për ta përfunduar marrëveshjen finale”, shkroi Grenell në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark