×
  • Lajme
  • Insajderi

    Greva në arsim – prindërit paralajmërojnë protestë, i drejtohen me kërkesë Osmanit, Kurtit e SBASHK-ut

    Insajderi
    28 September 2022 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli i Prindërve të Kosovës i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit, Albin Kurti, presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarit të SBASHK-ut. Ata po kërkojnë ndalimin e grevës, shkruan Insajderi.

    Nëse nuk ndalet greva deri me 1 tetor, ata po paralajmërojnë protestë.

    “Sot, konsiderojmë se jemi sfiduar qenësisht dhe gjendja me të cilën po përballemi nuk ka më asnjë
    kuptim, sepse prindërit kanë filluar ta humbin durimin”, thuhet në letrën e tyre.

    “Nëse deri të shtunën, me datë 1 tetor nuk gjendet zgjidhja, atëherë prindërit do të jenë të detyruar që
    të shprehin indinjatën e tyre përmes protestës!”, paralajmërojnë prindërit.

    Nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri, ka dhënë sinjale se greva në arsim mund të ndërpritet. Ymeri potencoi se nëse Qeveria nuk tërhiqet, ata do të konsultohen me anëtarësinë për të parë se si do të veprohet më tej pasi greva është zgjatur shumë.

    Ai tha se gjasat nuk janë të pamundura që edhe antarsia të vendosë për ndërprerje të grevës.

    Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen

    “Nëse Qeveria nuk tërhiqet hiq, ne do të konsultohemi me anterinë se ç’ka me vepru tutje për shkak se vërtet u zgjat greva shumë dhe sipas të gjitha gjasave po shihet se Qeveria nuk është e gatshme me ba asnjë lëvizje. Duhet të konsultohemi me antarsinë por kjo mbetet kompetencë e këshillit Grevist të BSPK-së për shkak se edhe shërbyesit civilë janë në grevë dhe koordinimi duhet të jetë patjetër me ta për çfarëdo vendimi që të merret. Krejt çfarë të vendosë antarsia ne do të jemi zëri i tyre por gjasat nuk janë të pamundura edhe vetë antarsia me pa se nuk ka zgjidhje dhe me ba zgjidhjen vetë” tha Ymeri.

    Greva në arsim dhe tek shërbyesit civilë ka hyrë sot në javën e pestë.

    Më saktë që nga 25 gushti Sindikata e arsimit është futur në grevë ata po kërkojnë nga 100 euro plus deri në miratimin e Ligjit për Paga.

    /GazetaInsajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark