×
  • Lajme
  • Insajderi

    Grevistët shtypën nga Kurti, hesht presidentja Osmani

    Insajderi
    31 August 2022 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas grevës që u shpall nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura më 25 gusht, Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit, kërkuan nga komunat listën e punëtorëve grevistë për tu ndalur rrogat. Kështu, kërcënimi i qeverisë u vu në funksion sot nga ministri Hekuran Murati i cili la pa paga të gushtit grevistët, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky veprim i qeverisë frustroi opinionin publik të cilët mbushën rrjetet sociale me reagime kundër kryeministri Albin Kurtit.

    Njësoj sikurse qeveria duke se mendon edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit që nga fillimi i grevës nuk nxori asnjë zë në mbështetje të tyre.

    Madje, Osmani nuk reagoj as sot kur ministrit Hekuran Murati nuk ekzekutoi pagat për grevistët.

    Në një ‘valle’ me presidentet qëndrojnë edhe deputete e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Përkundër qasjes së Qeverisë Kurti ndaj grevës së BSPK-së, partitë opozitare vërshuan me kritika duke mbështetur grevistët.

    “Gjëja e fundit që familjet e mësimdhënësve e zyrtarëve publik kanë nevojë sot, është ndalesa e pagave të tyre – burimit të vetëm të mbijetesës” – shkroi kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku.

    Vlora Çiktaku nga PDK-ja, tha se “Kryeministri Kurti nuk don me qeverisë. Kryeministri Kurti don me sundu”

    Ndërsa, Ramush Haradinaj nga AAK ka shkruar duke thene se “Pse po i mbanë paret e popullit në arkën e shtetit e nuk po i rrit rrogat. A ta ka thanë dikush se njerëzit kanë fillu të vuajnë edhe për bukë? Ky vend nuk është pronë e jotja. Ti ke marrë votë me qeverisë vendin e jo me shkatërru atë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark