Grimi i fytyrës preferohet t’i përshtatet edhe temperaturave. Me afrimin e stinës së pranverës, sjellim disa këshilla për një grim të lehtë që i përshtatet motit.
Ky grim përfshinë vetëm produkte bazë dhe të lehta të fytyrës.
Natyrisht, si gjithherë para së të vëmë grimin, është tepër e rëndësishme që të bëhet fillimisht pastrimi i fytyrës me late – tonik.
Më pas mbi fytyrën tuaj vendosni kremin. Mangësitë që dalin nga kremi dhe njollat e ndryshme që mund të ndodhen në sipërfaqe, eliminohen me anë të korrektorit. Pasi bëhet korrektimi i fytyrës përdoret “Make-up” në nuancat kafe, ngjyrë bronzi si dhe në kolore më të hapura.
Pastaj i përdorni brushë për qerpikë apo “Mascara”, e cila preferohet të jetë me “qime të veçanta” që realizojnë zgjatjen e qerpikëve.
Më pas vazhdohet me një konturë të lehtë ngjyrë kafe në të errët, dhe i kuqi i buzëve mund të jetë një nuancë më e çelur. Më pas bëhet dhe shkëlqimi i mollëzave.
Theksojmë se buzët, shkëlqim i mollëzave dhe kolori i flokëve bëhen në kombinim me njëra-tjetrën sigurisht të gjitha këto në përshtatje me formën e fytyrës dhe me veshjen./Insajderi.com