Insajderi
Botë

Gripi i domateve shpërthen në Indi

Insajderi
25 August 2022 - 10:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Gripi i domateve shpërthen në Indi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më shumë se 82 fëmijë më të vegjël se pesë vjeç, kryesisht në shtetet jugore të Indisë, janë infektuar me një virus të ri, i quajtur grip i domates, për shkak të formimit të flluskave të kuqe që më vonë u ngjajnë domateve. 26 infeksione të tjera te fëmijët e moshës nga një deri në nëntë vjeç u raportuan nga Odisha lindore.

I njohur gjithashtu si ethet e domates, shkencëtarët ende nuk e kanë zbuluar natyrën e saktë të virusit.

Zyrtarët kanë thënë se edhe pse virusi i gripit shfaq simptoma të ngjashme me infeksionet e tjera virale, ai nuk lidhet me koronavirusin apo linë  e majmunit.

Simptomat fillestare të sëmundjes ngjajnë me ato të infeksioneve të tjera virale dhe përfshijnë temperaturë të lehtë, oreks të dobët dhe shpesh dhimbje fyti e ndjekur nga ethe, plagë në gojë dhe skuqje të lëkurës.

Këto plagë zakonisht gjenden në gjuhë, mishrat e dhëmbëve, brenda faqeve, pëllëmbëve dhe shputave, raporton Independent.

Zyrtarët kanë thënë se nëse fëmijët shfaqin simptoma, ata duhet të izolohen shpejt për 5-7 ditë për të parandaluar përhapjen e infeksionit te fëmijët e tjerë ose të rriturit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark