×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gruaja arrin t’i ikë kidnapuesit, e kishte futur në një qeli betoni

    Insajderi
    03 August 2023 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autoritetet amerikane po kërkojnë për viktima të tjera të mundshme në të paktën 10 shtete pasi një grua shpëtoi nga një qeli e improvizuar prej betoni në Oregon.

    Gruaja raportoi se ishte kidnapuar nga një burrë që bënte sikur ishte polic dhe se ishte sulmuar seksualisht para se të arrinte të ikte nga qelia.

    Policia arrestoi 29-vjeçarin Negasi Zuberi lidhur me sulmin.

    I dyshuari kishte jetuar në disa shtete gjatë një dekade dhe policia ka frikë se ai mund të ketë sulmuar të tjerë, raportoi BBC.

    “Jemi me fat që kjo grua e guximshme u arratis dhe lajmëroi autoritetet”, ka thënë agjentja speciale Stephanie Shark.

    FBI-ja e ka ndërlidhur Zuberin me sulme seksuale të tjera në të paktën katër shtete.

    Gruaja raportoi se ishte ndaluar nga Zuberi më 15 korrik në Seattle për shërbime prostitucioni. Ai paraqitej si polic.

    I dyshuari më pas e prangosi gruan dhe e qoi në shtëpinë e tij. Aty gruaja ka thënë se e sulmoi seksualisht në një qeli betoni të improvizuar që Zuberi e kishte ndërtuar në garazhin e tij.

    Zuberi ishte larguar atë ditë nga aty dhe gruaja arriti ta thyente derën dhe të largohej. Ajo ndaloi një motorist i cili telefonoi policinë.

    Policia gjurmoi Zuberin dhe e gjetën bashkë me gruan e fëmijët e tij. Ai u arrestua dhe u dërgua në mbajtje menjëherë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark