Kombëtarja zvicerane e futbollit po vazhdon përgatitjet e fundit para nisjes së Europianit 2016, dhe mes entuziazmit të tifozëve në kampingun e helvetikëve, së fundmi ka spikatur një mbështetëse speciale.
Erjona Xhemaili është tifozja më e zjarrtë që i është bashkuar tribunave qytezës së Kornaredos.
Bashkëshortja e Blerim Xhemailit, mesfushorit shqiptar nga Tetova, ishte prezente në seancat e kësaj të marte, së bashku me djalin e saj, Luanin.
Fotot e bukuroshes shqiptare kanë bërë xhiron e portaleve sportive në Zvicër, dhe kanë shtuar kureshtjen për të mësuar më shumë mbi jetën jashtë tapetit të blertë. /Insajderi.com