×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Gruaja e Buffon: Ai nuk do të ndalet nëse nuk luan në Serie A me Parman

    Insajderi
    08 May 2022 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gianluigi Buffon as që e ka ndërmend ta ndalë futbollin.

    Edhe pse është 44 vjeç, portieri me përvojë vazhdon të luajë dhe nuk do të varë këpucët nëse nuk arrin të luajë sërish në Serinë A me fanellën e Parmës.

    Këtë të paktën e ka mbështetur bashkëshortja e tij, Hilaria D’Amico, e cila tha se i pëlqen të shohë Buffon të vazhdojë të luftojë.

    “Synimi i tij është të luajë sërish në Serie A me Parmën. E shoh që ka pasion dhe kjo më pëlqen, përpara se të kishte atë dëmtim, ai kishte bërë një nga sezonet më të mira në karrierën e tij të gjatë. Është kënaqësi për mua ta shoh të kënaqur dhe të vazhdoj të jem në fushë.

    Kujtohet se Buffon këtë sezon luan te Parma, por nuk arritën të fitojnë vendin e tyre në playoff-in e promovimit nga Seria B në Serie A.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark