Kanye West iu bashkua bashkëshortes Bianca Censori të shtunën, teksa shijonin versionin e tyre të një takimi të thjeshtë dreke në Los Angeles.
Çifti tërhoqi vëmendjen para se këmbët e tyre të preknin në trotuar, pasi mbërritën në një restorant lokal me një Tesla Cybertruck prej rreth 100 mijë eurosh, i njëjti automjet i favorizuar nga ish-gruaja e West, Kim Kardashian.
Makina e prodhuar nga kompania e automobilave dhe energjisë së pastër të pronarit të X, Elon Musk, më parë është dëmtuar nga çështjet e sigurisë, mes tyre një problem i fundit me pedalin e gazit që rezultoi në një pezullim të përkohshëm të të gjitha porosive, shkruan DailyMail.
Ndërsa West, zgjodhi një xhup me kapuç dhe pantallona të shkurta për takimin e tyre të drekës, Censori edhe një herë i la pak imagjinatës me një sytjena tejet të vogla, e cila vetëm sa arriti të mbronte modestinë e saj.
Arkitektja australiane, 29 vjeçe, vazhdoi pamjen e saj me një palë pantallona të ngushta deri në lëkurë, ndërsa sandalet me taka përfunduan pamjen.