×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Gruaja e raportoi burrin në polici për dhunë, policia ia ndryshoi deklaratën për shkak njëjtësisë që kishte me dhunuesin”

    Insajderi
    11 September 2022 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka folur për një rast konkret se si Policia e Kosovës sipas saj i ndryshoi deklaratën një gruas e cila po dhunohej nga burri.

    E ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, Breznica ka treguar në detaje rastin se si një burrë dhunues, për shkak të njoftësisë që kishte në Policinë e Kosovës, arriti t’ia ndryshojë deklaratën gruas së tij.

    Besarta Breznica – RrGK

    “Rrjeti i Grave të Kosovës në vazhdimësi pret shumë gra dhe burra në zyrat e rrjetit të cilët vinë dhe kërkojnë ndihmë qoftë me këshilla ligjore, monitorim apo edhe përfaqësim në gjykata. Mund të përmendi dy rastet që i kemi më të freskëta që i kemi trajtu ligjërisht dhe ju kemi dhënë këshilla ligjore, një prej rasteve është gruaja ka raportu në polici se ka dhunë nga burri dhe policët e kanë ndryshu deklaratën për shkak se burri ka pasur të njofshëm në organet kompetente, polici dhe në prokurori e gjyqësorë, atëherë policia, media dhe krejt të tjerët e kanë trajtu rastin sikur gruaja e ka rreh vjehrrën mandej ka ndërhy burri në këtë mes. Gjë që është e pavërtetë”, ka deklaruar ajo në InDoks.

    Ajo sqaroi tutje se si i doli në ndihmë gruas RrGK-ja.

    “Është dashtë me ndërhy ne së bashku me avokatin në fjalë, në mënyrë që zonjës në fjalë të i njihet statusi i viktimës dhe që të ekzaminohet në tërësi lënda. Prandaj ne kemi vazhdu tutje dhe kemi bërë ankesë tek IPK për të cilin ne jemi ende në pritje, pasi që policët e kanë thyer rregulloren dhe ligjin duke mos e treguar të vërtetën”, ka thënë Breznica.

    Emisioni i plotë – InDoks | Rasti që tronditi Republikën

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark