×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gruaja në Indi shiti fëmijën për të blerë iPhone

    Insajderi
    28 July 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia në Bengalin Perëndimor të Indisë, tha se një çift shiti fëmijën e tyre për të blerë një iPhone, sipas The Indian Express.

    Sipas deklaratës së nënës, çifti dëshironte që me paratë e fituara nga shitja e djalit të tyre tetë muajsh për të udhëtuar dhe për të krijuar përmbajtje për Instagram, transmeton Telegrafi.

    Policia u alarmua kur banorët vendas ngritën dyshime se çifti sapo kishte blerë një telefon krejt të ri.

    Banka Botërore thotë se Bengali Perëndimor ka norma të varfërisë së lartë, gjë që mund të ketë shkaktuar dyshimin.

    Çifti i dyshuar për rastin në fjalë njihen si si Jaydev Ghosh dhe Sathi. Policia tha se ata të dy ia shitën fëmijën banores që jeton në të njëjtin rajon, Priyanka Ghosh.

    Autoritetet kanë arrestuar gruan Ghosh si dhe nënën e fëmijës.

    “Pas marrjes në pyetje, nëna e pranoi krimin dhe informoi se ajo dhe burri i saj donin t’i përdornin paratë për të bërë udhëtime në të gjithë shtetin, në mënyrë që të krijonin përmbajtje për Instagram Reels”, tha zyrtari.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark