×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruevski ende në arrati, Policia e kërkon në selinë e VMRO-së

    Insajderi
    12 November 2018 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pasi që u shpall zyrtarisht në kërkim dhe policia vizitoi shtëpinë e tij, shtohen dilemat se ku mund të fshihet Nikolla Gruevski.

    Sipas informacioneve jozyrtare, gruaja e tij Borkica i ka thënë policisë se për herë të fundit e ka parë të premten, që përputhet me dëshmitë se ai është parë të premten duke hyrë në selinë e VMRO-së në Shkup.

    Spekulimet janë se ai aty po pret abolicion nga Presidenti i vendit Gjorge Ivanov. Në të kundërtën policia mund të sigurojë urdhër për bastisjen e Pallatit të bardhë, në tentim për të kapur ish kryeministrin Gruevski.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark