×
  • Lajme
  • Lajme

    “Grup xhihadistë-kriminal” – eksperti i sigurisë zbulon detaje të reja të grupit që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë

    Insajderi
    30 November 2023 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka shpalosur detaje të reja rreth grupit kriminal që ditë më parë nën kërcënimin e armës grabitën një argjendari në Suharekë.

    Elezi ka thënë se kemi të bëjmë një grup kriminal-fetar. Ai potenconi se i vrari sot nga aksioni i policisë, Dukagjin Gashi dhe vëllai i tij i cili ka arritur të arratiset, Korab Gashi janë pjesë e shtetit islam ISIS.

    “Grup kriminel, fetar këtu është shqetësimi kryesor. Neve kemi dy persona të cilat janë arrestuar, në fakt njëri është vrarë e tjetri është në arrati, janë pjesë e ISIS- shtetit islam”, ka thënë ai përcjell Insajderi.

    “Këto dy persona që u panë duke e kryer grabitjen (brenda argjendarisë) e armatosur, dyshohet se ishin pjesë e një grupi që ishte arrestuar më parë, në Pejë dhe Gjakovë dhe njihej në atë kohë si grupi xhihadist i Pejës, të cilët ishin arrestuar nën dyshimin për sulm terrorist”, u shpreh tutje ai.

    Tutje ai ka shpjeguar se si me fe sipas tij iu lejohet të kryejnë grabitje të tilla.

    “Ne kemi një grup xhihadistë që shtrihet në tërë territorin e Kosovës ka marrë një Fetfah (term fetar), lejim për të përvetësu gjësendet nga jo besimtarët, jo praktikuesit e fesë”, ka shpjeguar ai.

    Elezi ka folur edhe për atë se si grupi kriminal është kapur nga policia. Ai ka përmendur që përmes numrave të telefonave është arritur një gjë e tillë.

    Ai tha se është një grua, motra e një pjesëtari të ISIS-it e cila i ka ndihmuar grupin kriminal të pajisjet me kartë telefonit.

    “Kartat e telefonit vijnë nga një vijë e rrregulltë furnizimi që bëhet në pjesën e Veriut të Mitrovicës, dhe vije nga një femër familjare e cila vëllai e saj e ka në Siri dhe i njëjtit ka qenë në shoqërim sidomos tanimë me të vrarin për një kohë të gjatë”, potencoi ai.

    Ai përmendi që grabitje të tilla të armatosura janë kryer në disa komuna të Kosovës, si në Mitrovicë, Gjilan, Prishtinë e në Ferizaj./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark