×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Grupi Balfin njofton investime në Gjermani, Japoni dhe SHBA

    Insajderi
    09 June 2017 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi Balfin ka njoftuar se ka filluar investimet në Gjermani SHBA dhe Japoni në fushat ku Grupi ka ekspertizë dhe eksperiencë të fortë, të njëjtë me ato vende ku ka filluar te investoje.

    Grupi Balfin aktualisht ka zgjeruar portofolin e investimeve në kompani publike në vende të ndryshme të botës në sektorë strategjikë.

    Kanë nisur investimet në fushën e zhvillimit të infrastrukturës në SHBA pasi Grupi Balfin beson që kjo fushë do të përfitojë nga fokusi i ri i SHBA-ve në infrastrukturë. Një tjetër investim është fusha gjithnjë e në rritje e prodhimit dhe zhvillimit të robotëve, duke përfituar nga zgjerimi i automatizimit të proceseve, i cili aktualisht udhëhiqet nga kompanitë Gjermane dhe Japoneze, pra duke investuar në këto dy vende.

    Ndërkohë, përfaqësuesit e Grupit Balfin pohojnë që investimet e këtij Grupi tërësisht Shqiptar, do të zgjerohen me shtete dhe industri të reja, kryesisht duke u fokusuar ne vendet e Europës së zhvilluar Perëndimore por dhe ne pjesën lindore të kontinentit.

    Që nga momenti i themelimit të Grupit Balfin në vitin 1993 nga Presidenti i saj Z. Samir Mane ky Grup ka investuar në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Austri, Itali, Greqi etj.

    Balfin Group është grupi më i madh në Shqipëri, me aktivitet në fushën e tregtisë me pakicë, zinxhirit të supermarketeve Spar, pasurive të paluajtshme e turizmit, kromit, veshjeve etj. Për vitin 2015, të ardhurat e grupit në Shqipëri e jashtë ishin rreth 350 milionë euro, ndërsa numëron rreth 3 mijë të punësuar. Tri kompanitë më të mëdha të grupit janë Albchrome, me xhiro rreth 53 milionë euro në vitin 2015, NEPTUN, me të ardhura 42 milionë euro dhe Mane TCI, me xhiro rreth 12 milionë euro, njofton monitor.al

    Në fillim të këtij viti, Balfin, pas interesave në tregti me pakicë, pasuri të paluajtshme, supermarket, bujqësi, veshje, etj., ka hyrë edhe në segmentin e distribucionit të pajisjeve të informatikës (IT). Balfin ka blerë 49% të kuotave të kompanisë ITD, që ishin të zotëruara nga “Investment Joti – Infosoft Group”, për 270 mijë euro.

    Në maj, presidenti I grupit, Samir Mane, bleu 45% të aksioneve të Insig jetë për 1.75 milionë euro.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark