Futbollisti i Kombëtares, Mirlind Daku, ka komentuar shortin e Euro 2024, ku Shqipëria u pozicionua në grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.
Daku tha se Shqipëria, do bëjë shumë surpriza, pasi “po na marrin si ekip të lehtë.”
“Grup i fortë por, ne si shqiptarë jemi mësuar që nga fillimi nuk kemi pas asgjë dhe kemi arritur deri në këtë nivel”, deklaroi sulmuesi nga Gjilani.
“Do ikim në Gjermani pa asnjë shpresë se po na marrin si ekip të lehtë. Do ikim atje dhe do bëjmë shumë surpriza. Normal shumë ekipet të forta. Kur luan me ekipet e forta edhe ti duhet të bëhesh i fortë’’, tha Daku për Ora News.