×
  • Showbiz
  • Insajderi / Ballina 5

    Grupi Kalush Orchestra bëjnë hapjen e natës finale të Eurovisionit

    Insajderi
    13 May 2023 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka nisur tashmë nata e madhe e garës së muzikës evropiane, Eurovision 2023.

    Ngjarja, e cila është duke u zhvilluar në Liverpool, ka mirëpritur plot 26 shtete – pesë nga të cilat u kualifikuan automatikisht, 20 të tjera që arritën kualifikimin nga netët gjysmëfinale si dhe Ukraina – e cila doli fituese në Eurovision 2022.

    Grupi Kalush Orchestra u shpall fitues i vitit të kaluar duke përfaqësuar vendin e tyre me këngën “Stefania”.

    Foto: YouTube

    Të njëjtit sivjet kanë hapur mbrëmjen e madhe të finales duke performuar në skenën gjigante po të njëjtën këngë.

    Ata dhuruan emocione të mëdha me interpretimin e tyre si dhe një performancë të mrekullueshme.

    Eventi madhështor prezantohet nga: Alesha Dixon, Hannah Waddingham dhe këngëtarja ukrainase, Julia Sanina.

    Foto: YouTube

    Gjatë fazës së votimeve këtyre do t’i bashkohet edhe Graham Norton.

    Shqipëria duhet theksuar që këtë vit përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me projektin muzikor të titulluar “Duje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark