×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Grupi terrorist erdhi për të luftuar në Kosovë, kishin edhe qëllime politike”

    Insajderi
    29 September 2023 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë të gjatë për Gazetën Insajderi, lideri i partisë Nisma Socialdemokrate ka komentuar zhvillimet në Veriun e vendit. Ai në këtë intervistë ka lavdëruar institucionet e rendit, në veçanti Policinë e Kosovës, por nuk është kursyer në kritika ndaj Qeverisë nën drejtimin e Kryeministrit Albin Kurti.

    Në këto kritika ai ka qenë shumë i ashpër me ata që po e përdorin këtë operacion policor, që ai e ka cilësuar si shumë profesional, e që nga eksponentë të Qeverisë po përdorët për të ‘rrahur gjoks’ nëpër rrjete sociale studio televizive.

    Sa i përket vet grupit terroristë, disa anëtarë të së cilit veç u vranë, e të tjerë u larguan në Republikën e Serbisë, ai thotë se del që i njëjti këtu nuk kishte ardhur vetëm për një aksion, por për të luftuar. Thotë se kishin edhe qëllime politike.

    Se cilat ishin ato qëllime, dhe plane të tyre, për më shumë ndiqeni intervistën e Fatmir Limajt këtu:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark