Insajderi
Shqipëri/Rajon

Grushta në Kuvendin e Shqipërisë – Përjashtohet deputeti nga seanca

Insajderi
30 October 2023 - 17:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Grushta në Kuvendin e Shqipërisë – Përjashtohet deputeti nga seanca
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti Gledion Nallbati përjashtohet nga seanca planare, sipas vendimit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kjo ndodhi pasi ai goditi me grusht deputetin Vullneti Sina.

Si ndodhi përplasja?

Kuvendi nisi  me tensione këtë të hënë, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren.

Përfaqësues të Gardës janë pozicionuar në foltore.

Debati ka degraduar në përplasje fizike, ku sipas gazetarit të Top Channel, Muhamet Veliu, Gledion Nallbati goditi deputetin socialist Vullnet Sina.

Dyshohet se kur Vullnet Sina po fliste, Nallbati shkoi t’i mbyllte mikrofonin.

Pas kësaj situate, Kuvendi ndërpreu transmetimin.TCH


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark