Në Angli janë shtuar zërat për një interesim të skuadrës së Manchester City për mbrojtësin e krahut të majtë të Boca Juniors, Valentin Barco. Argjentinasi është vetëm 19 vjeç dhe luan me kombëtaren U-20.
Ai që është interesuar për talentin argjentinas është vetë trajneri Pep Guardiola, që i ka kërkuar klubit të monitorojë lojtarin. Barco ka një kontratë me Boca Juniors deri më 31 dhjetor 2024 dhe kostoja e tij është rreth 4 milionë euro.
“Valentin ka një kontratë me ne dhe nuk kemi marrë ende asnjë ofertë për të”, thanë drejtuesit e Boca Juniors. Gjithsesi, Manchester City ka hedhur grepat dhe pret ta mbyllë këtë transferim që në janarin e ardhshëm.
Ideja e City është që lojtari të luajë deri verën e ardhshme në ndonjë ekip të vogël në Premier ose në Championship, për të debutuar më pas me kampionet e Anglisë. Një lojtar që pritet të shpërthejë vitin tjetër.