Sulmuesi norvegjez Erling Haaland është parë duke ecur i vetëm rrugëve të qytetit të Manchester, shkruan Insajderi.
Superylli norvegjez është incizuar nga disa tifozë të Manchester United, duke e ngacmuar me fjalë.
“Haaland ke ardhur në anën e gabuar të qytetit. Sezonin e ardhshëm hajde në United”, ishin fjalët e tifozit të “Djajve të Kuq” i cili nga vetura e tij e incizonte sulmuesin e Manchester City.
Haaland këtë sezon është transferuar në Manchester City, duke refuzuar rivalin e qytetit Manchester United.
22 vjeçari deri më tani në pesë paraqitje ka shënuar dhjetë gola vetëm në Premier League.
Po ashtu në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me fanellën e Cityt, ai shënoi dy gola. /Insajderi/