×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Habit aktori i Friends, tregon se si zgjohej i mbuluar më jashtëqitjen e tij

    Insajderi
    28 October 2022 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktori Mathew Perry ka folur për përvojën e tij të rëndë kur i kishte shpërthyer zorra e trashë pas mbizodës me opioidë.

    Ylli i serisë Friends në një intervistë për GQ ka folur edhe se si i tërë trupi i tij ishte i mbuluar me jashtëqitje gjatë periudhës së rikuperimit.

    “Kisha m*t në krejt fytyrën time, në krejt trupin tim, në shtratin në dhomën tjetër. Kur çahet, çahet. Ju duhet që t’i thirrni infermieret”, ka rrëfyer ai.

    Për më keq, kur erdhi koha për ta hequr qesen e kolostomisë, operacioni fillimisht nuk funksionoi dhe ajo u zëvendësua me qese ileostomie.

    “Dhjetë herë më keq. Ju duhet të përballeni me një qese ileostomie 18, 19 herë në ditë. Shumë vetëvrasje ndodhin për shkak të qeseve të ileostomisë. Njerëzit nuk mund ta përballojnë”.

    Mirëpo, ai më pas ishte operuar dhe gjërat ishin kthyer në normalitet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark