Hajdar Beqa, kandidati i PDK-së për deputet dhe paria e kësaj partie janë mirëpritur sot nga banorët e fshatit Isniq të Deçanit.
Madje, sipas Hajdar Beqës, banorët e atyshëm i kanë thënë “po” planit të rimekëmbjes së prezantuar nga Partia Demokratike.
“Isniqi i tha po planit te rimëkëmbjes se Partise Demokratike te Kosoves. Faleminderit per mbeshtetje”, ka shkruar Beqa në një status në Facebook.
Bashkë me Beqën, në këtë tubim ishin edhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj dhe zyrtarë të tjerë të lartë të PDK-së.
Paraprakisht, ata mbajtën një tubim me qytetarë edhe në Komunën e Junikut.