×
  • Lajme
  • Lajme

    Hajdar Beqa: Edhe Kurti e din që nuk mund të kandidojë për kryeministër

    Insajderi
    10 February 2021 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka vlerësuar që kjo parti në zgjedhjet që pritet të mbahen këtë të diele ka edhe më shumë përkrahje sesa që ka pasur gjatë zgjedhjeve të kaluara.

    “PDK’ja e ka një mbështetje shumë të madhe sesa e ka pasur në vitin 2019. Ne jemi parti institucionale, kemi ofruar një program të mirë qytetarëve, sepse është programi i kërkesave dhe nevoja të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Beqa, në emisionin “Frontal”, në T7.

    Më tutje, Beqa tha se mungesa e Thaçit dhe e Veselit ka krijuar një vakum të madh në skenën politike në vend.

    “z. Thaçi dhe z.Veseli janë padrejtësisht duke mbrojtur një kauzë të Ushtrisë Çlirimtare. Me mungesën e Z. Thaçi dhe Veseli humb Kosova. Në mungesën e këtyre dyve në skenën politike është krijuar një vakum i madh. PDK’ja kurrë më e organizuar nuk ka qenë. E ka kandidatin më të mirë se të tjerët. Është një person kredibil dhe me përvojë institucionale”, ka thënë më tutje kandidati i PDK’së për deputet.

    Për sa i përket kandidimit të Kurtit për zgjedhjet e 14 shkurtit, Beqa tha se atij nuk i lejohet që të kandidojë as për deputet e as për kryeministër.

    “Nuk e di dëshirat ku janë, por qytetarët e Kosovës janë duke e përkrahur masivisht PDK’në për zgjedhjet e 14 shkurtit. I ka 55 ditë përvojë pune. I kemi parë modelet e z.Kurti i cili ka shkel ligjin çdo ditë, duke bërë ngarkime, shkarkime dhe duke shkelur Kushtetutën. Një person që nuk mund të bëhet deputet nuk mund të bëhet as kryeministër. E din edhe ai vet këtë”, ka thënë ai.

    Sipas Beqajt, edhe ushtruesja e detyrës së Peridentit, Vjosa Osmani është duke e keqpërdorur Presidencën për interesa partiake.

    “Është duke e keqpërdorur Presidencën duke e kthyer në zyre, e duke dal në fushatë. Janë duke i përdorur makinat e të gjitha benificionet që ofron presidenca”, ka thënë më tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark