×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hajdari: Nuk jam në dijeni që jam nën hetime për keqpërdorim të rezervave shtetërore

    Insajderi
    19 July 2023 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se nuk është ftuar nga Prokuroria e Shtetit lidhur me rezervat shtetërore.

    Ajo shtoi se nuk është në dijeni nëse është nën hetime apo jo..

    “Unë nuk jam ftuar asnjëherë nga askush për asgjë. Nuk e di që jam nën hetime”, tha Hajdari.

    Mediet raportuan se Hajdari po hetohet nga Task-Forca, nën dyshimin se keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të keqpërdorimit të rezervave shtetërore, përkatësisht në lidhje me blerjen e miellit dhe vajit, për të cilat është dëmtuar buxheti i shtetit.

    Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark