Insajderi
Botë

Hajdutët kapen pasi përdorin kartelat kreditore

Insajderi
27 July 2016 - 22:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona të dyshuar se janë hajdutë të miliona dollarëve nga bankat në qytetin e Nju Jorkut, janë kapur nga policia pasi e kanë përdorur një kartelë kreditore personale.

Ata janë zënë pasi kanë tentuar të blejnë pajisjet që i përdorin për të kryer vjedhje, raporton Reuters.

Të tre personat janë akuzuar të martën se kanë përdorur pipëza saldimi për të prerë kulmin e bankave në Brooklyn dhe Queens të Neë Yorkut.

Përmes atyre vrimave të krijuara në kulme ata kanë hyrë nëpër kupolat e bankave duke vjedhur shuma të mëdha parash.

Vjedhjet janë kryer në prill dhe maj të këtij viti, kanë njoftuar autoritetet federale dhe ato lokale./REL


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark