×
  • Sport
  • Sport

    Hakerat sulmojnë sistemet e kombëtares holandeze, kërcënojnë se do publikojnë…

    Insajderi
    12 September 2023 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një histori e pabesueshme e kombëtares holandeze doli në pah pak orë pas përfundimit ndeshjeve në kualifikueset e Euro 2024. Me njoftimin e saj zyrtar, Federata e Futbollit të Holandës zbuloi se u kishte paguar një shpërblim hakerëve të cilët kishin arritur që të hakeronin sistemet e saj.

    Grupi i veçantë i quajtur Lockbit (nga emri i virusit që nuk lejon përdoruesin të hyjë në kompjuterin e tij nëse nuk paguan) arriti të shkelë të gjitha sistemet e sigurisë dhe të futet në serverin qendror të konfederatës holandeze duke fituar akses në të dhënat personale të të gjithë futbollistët holandezë dhe veçanërisht anëtarët e ekipeve kombëtare.

    Ngjarja konkrete është regjistruar në fillim të prillit të kaluar, ku hakerat kërcënuan se do të publikojnë menjëherë informacionin që zotëronin.

    Punonjësit e Federatës, në bashkëpunim me ekspertë të kësaj çështjeje, u përpoqën të zbulonin saktësisht se çfarë informacioni kishin kriminelët, por kjo nuk u bë e mundur dhe më në fund vendosën t’u dorëzoheshin kërcënimeve duke paguar një shumë të konsiderueshëm, të cilën ata nuk e zbuluan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark