Mesa duket hakerët kanë arritur të vjedhin para nga llogaritë e tyre ndërsa Bithumb ka premtuar kompensim.
Një prej bursave më të mëdha në botë të monedhave dixhitale është nën hetim pasi pranoi se kompjuteri i një prej punonjësve të saj ishte hakuar.
Bursa Bithumb me seli në Korenë e Jugut beson se të dhënat e të paktën 30,000 konsumatorëve të saj janë vjedhur.
Mesa duket hakerët kanë arritur të vjedhin para nga llogaritë e tyre ndërsa Bithumb ka premtuar kompensim.
Autoritetet Koreane janë përfshirë në këtë hetim raportoi agjencia e lajmeve Yonhap. Në Bithumb përdoruesit mund të blinin dhe shisnin monedha virtuale Bitcoin dhe Ethereum.
Është bursa më e madhe në Kore e monedhave dixhitale dhe një prej pesë bursave më të mëdha në botë. Hakimi besohet se ka ndodhur gjatë muajit Shkurt, ndërsa Bithumb e ka zbuluar vetëm më 29 Qershor.
Edhe pse bursa ka premtuar kompensim, viktimat kanë dyshime se mund të kompensohet plotësisht. Thuhet se një anëtarë ka humbur 1,04 miliard dollar. /PCWorld Albanian