×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Hakerët zbulojnë si hapet iPhone pa kod, rrezikohen miliona celularë

    Insajderi
    05 July 2018 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sa e vështirë do të ishte që një haker ta hapë celularin tuaj iPhone? Nëse i keni vënë një kod, sigurisht që mendoni se celulari juaj tashmë është i siguruar. Por, mendojeni përsëri.

    Duket se versionet më të reja të Apple e lënë celularin tuaj në rrezik nga hakerët. Problemi është gjetur në iOS 8, 9, 10 dhe madje edhe në versionet e fundit 10.2 dhe beta 3.

    Për ta hapur celularin tuaj, e gjitha çfarë hakerët bëjnë është se manipulojnë Siri-në dhe veçoritë e celularit tuaj. E gjitha kjo mund të bëhet pa shkruar kodin e celularit.

    Të themi se e keni harruar celularin në një restorant. Me këtë trik, është e mundshme që kushdo që e gjen atë mund të hyjë në mesazhet tuaja, kontaktet, fotot dhe të dhënat private që i keni ruajtur.

    Procesi nuk është i komplikuar, megjithatë, ka disa hapa që vetëm hakerët dinë t’i ndjekin në mënyrë që ta kalojnë kodin tuaj. Por shikojeni këtë video e cila tregon se si bëhet kjo:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark