×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haki Abazi akuzon rëndë Haxhiun: Ma keni dërgu një polic matrapaz me revole gjatë intervistimit në Prokurori

    Insajderi
    23 November 2023 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka thënë se është kërcënuar me revole derisa po intervistohej nga prokuroria për rastin e Astrit Deharit.

    Derisa po replikonte me ministren Haxhiu e cila i tha se duhet të flasë me fakte e “jo të deklarohesh si herën e kalume e kur ke shku ne prokurori e menxi  ke fol”.

    Pas deklaratës së Haxhiut ka replikuar Abazi duke treguar se arsyeja se përse s’ka fol ka qenë sepse gjatë dhënies së dëshmisë i ka shkuar një polic me revole.

    Njerëz që vijnë me revole me i intervisu njerëzit që kanë informacione. Një matrapaz (polic i dërguar nga Xhelal Sveçla) ka ardhur gjatë intervistimint tim me revole”, tha Abazi.

    Pas kësaj Haxhiu i tha se Nëse ke informacione shko në Prokurori Speciale.

    Del këtu me fol vetëm sa për të qenë në ballina të portaleve. Nëse ke informacione shko në Prokurori Speciale e jo si herën e fundit që dole në hollin e Kuvendit me shfaqje të lodhtë”, i tha Haxhiu deputetit Abazi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark