×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haki Abazi pritet të merret në pyetje nesër për rastin Dehari

    Insajderi
    20 February 2023 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi do të merret nesër në pyetje nga Prokuroria për rastin e Astrit Deharit. Kështu ka konfirmuar avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

    Avokati ka bërë me dije se ka kërkuar të jetë prezent në momentin e intervistimit të Abazit, shkruan Insajderi.

    Reagimi i plotë i Gashit, pa ndërhyrje:

    Neser dihet.

    Pas deklarimeve te zotni Haki Abazi ,

    Prokuroria Speciale ka bere me dije se aj do te merret ne pytje ne cilesi te deshmitarit neser me 21.02.23.
    Ne cilesin e perfaqesuesit juridik te familjes Dehari sot me shkrim kam kerkuar qe te marr pjese gjat marrjes ne pytje te tije ne Prokurori.

    A do te na theras Prokuroria apo jo e marrim vesh neser

    Çka tha Haki Abazi për rastin Dehari?

    Të enjten e 16 shkurtit, deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka akuzuar partinë e tij se ka dorë në zhdukjen e mostrat të Astrit Deharit. Madje theksoi se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Dehari.

    Abazi madje kërkoi që prokuroria ta intervistojë kryeministrin, Albin Kurti, ministren Albulena Haxhiu e të tjerët.

    Video-incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Hulumtimi im i fundit ka sjell te shkarkimi nga posti i kryetarit të Komisionit të Jashtëm dhe anatetimi brenda Vetëvendosjes. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti të mos ta thotë asnjë fjalë. Ne si shoqëri, si deputet, nuk mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë. Ne duhet ta kryejmë punën tonë për ta kryer këtë deri në fund. Dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi, i ka nxjerr mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera. IML-ja është 24 orë e monitoruar me kamera”, ka thënë ai.

    Ka monitorim 24-orësh në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe nuk besoj se kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Mendoj se Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurtin, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti Dehari është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve dhe këtij vendi që kërkon drejtësi e platforma e VV-së ishte punë e drejtësi. Drejtësia duhet të dalë në dritë, të gjitha rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”, ka thënë deputeti Abazi.

    Ai ka thënë se videot e audiot “janë në dispozicion”, duke shtuar se ato janë punë e Prokurorisë.

    Kujtojmë që mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë. Teksa Prokuroria atëkohë pati thënë se është vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark