×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haki Abazi në hall: Po kërcënohemi nga Fitore Pacolli

    Insajderi
    28 October 2022 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth kërcënimeve që ka marrë “Grupi i Gjelbërt” një grup i formuar disa javë më parë nga kryetarja e Komisionit për Mjedis dhe Bujqësi, Fitore Pacolli-Dalipi.

    Abazi tha se ata që kanë qenë kundër “Grupit të Gjelbërt” e kanë kërcënuar këtë grup.

    “Faleminderit që keni ardhë edhe pse po tentohet të sabotohet kjo konferencë për media duke caktuar takime të Komisioneve nga ora 10:00.”

    Abazi tha se ka qenë Fitore Pacolli-Dalipi e cila ka kërcënuar Grupin e Gjelbërt.

    “Ata që kanë qenë kundër formimit të “Grupit të Gjelbër” janë ata që e kanë kërcënuar këtë grup. Kryetarja e Komisionit për Mjedis dhe Bujqësi është ajo që i kërcënon anëtarët e Grupit të Gjelbërt dhe rrjedhimisht një nga anëtarët është larguar për shkak të këtyre kërcënimeve dhe shantazhimve që janë bërë në vazhdimësi” tha Abazi në konferencë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark