×
Insajderi

E premtja me Haki Abazin – kjo është ankesa e tij për këtë javë

Insajderi
28 October 2022 - 10:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Si çdo të premte edhe këtë javë deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka mbajtur konferencë për media.

Sot ai ka pasur një tjetër mini-ankesë ndaj partisë së tij. Abazi ka thënë se po duan që t’ia sabotojnë konferencën me takime të tjera që po caktohen pikërisht në orën 10:00.

“Po e them edhe një herë me keqardhje që në ora 10:00 tentohet që të mbahen takime të tjera që të sabotohet konferenca për media. Ne do të vazhdojmë, unë patjetër do të vazhdoj edhe këtu edhe nëpërmjet mediave sociale që të adresoj këto çështje që janë shumë të rëndësishme për jetën parlamentare dhe vendimmarrjen në vendin tonë”, tha Abazi në konferencën e përjavshme të së premtes.

Abazi dha edhe një qëndrim kundër atij të shefit të tij të partisë. Ai tha se afati për targat duhet të shtyhet deri në dhjetor, përkundër që vendimi është parimor. /Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark