×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hakmarrja e Kurtit për Kryetarin e Preshevës qe ia kërkoi 2 mil. € e premtuara, Shqiprim Arifi flet për Insajderin

    Insajderi
    04 September 2022 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqiprim Arifi, Kryetari i Preshevës nuk do të takohet nesër me delegacionin e lartë të qeverisë kosovare, Besnik Bislimi e Arbërie Nagavci. Ai ka folur për Insajderin se si kritikat e tij dhe kërkesa për 2 milionë eurot e premtuara u shndërruan në hakmarrje ndaj tij.

    Insajderi

    Një delegacion i lartë i qeverisë së Albin Kurtit, i drejtuar nga kryenegociatori Besnik Bislimi e para e arsimit, Arbërie Nagavci do të qëndrojë nesër në Luginën e Preshevës.

    Ani pse rrugës, qyteti i parë është Presheva, takimi i tyre i fundit i planifikuar është në këtë qytet.

    “Dreke pune me përfaqësuesit politik të Preshevës”, shkruan në agjendë.

    Në këtë dreke pune nuk do të jete i pari i kësaj komune, Shqiprim Arifi.

    Ai ketë e ka konfirmuar për Insajderin.

    Arifi ne nje prononcim për Gazetën Insajderi ka thëne se që nga prilli i këtij viti i ka kërkuar Albin Kurtit, kryeministrit kosovar, qa ta vizitoi, por kurrë nuk ka marrë një përgjigje.

    “Nuk do te jem ne ora 15:00 në atë takim”, tha Arifi për Insajderin.

    I pyetur nga gazeta, Kryetari  Arifi tha se beson qe po injorohet nga pushtetarët kosovare për kritikat që ai ua ka bere.

    Ne një interviste për Insajderin, Shqiprim Arifi kishte bere një sër kritikash kundër Kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

    I pyetur nga Insajderi se a ka dicka me shume se sa veç kritikat, Arifi thotë se ka edhe një gjë që e ka rritur tensionin deri në masën sa të injorohet nga pushtetarët kosovar edhe kur janë në vizite në Luginë.

    “Nuk i perfilli politikat e VV-së. Nuk iu nënshtrohem  atyre’, tha Arifi per Insajderin.

    Ai po ashtu ka përmendur ne intervistën për Insajderin qe Qeveria Kurti, ani pse kishte premtuar 2 milionë euro per Luginën e Preshevës, ende nuk i ka derguar ato.

    “Çështja është qe ne po i kritikojmë ne mënyre racionale. Dhe e vetmja forme (refuzimi për tu takuar) është kjo për tu hakmarrë. Dhe, normalisht, 2 milionë eurot qe nuk po i dërgojnë”, th Arifi per Insajderin.

    Ndërkaq, kritikat e Arifit ndaj qeverisë Kurti duket se e kanë distancuar edhe zëvendësministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. Bashkë me të edhe ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

    Bislimi i cili i shoqëruar nga Nagavci, nesër do të vizitojnë Luginën e Preshevës, e në e tij nuk përmendet edhe emrin i kryetarit të Preshevës, përkundër emrave të tjerë të shënuar në agjendë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark