Halime Krasniqi, portierja e KFF Shqiponjës është ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë U16. Krasniqi do të mbrojë ngjyrat kuqezi në turneun UEFA Development që mbahet nga data 7 deri 12 mars.
Portierja e skuadrës nga Malisheva, Krasniqi është ndjerë e lumturë për ftesën e marrë nga Shqipëria, dhe shpreson të japë më të mirën për të mbrojtur ngjyrat kuqezi.
“Jam mjaftë e lumtur që mora ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë. Do të jenë momentet më të mira të karrierës sime, ku së bashku me vajzat kuq e zi, do të mundohemi të japim më të mirën në fushë dhe të dalim triumfues në këtë turne. Dua të falënderoj klubin tim për gjithë angazhimin që kanë dhënë për mua dhe vazhdojnë ta japin”, tha Krasniqi.
Në këtë turne është edhe Kosova, Andorra dhe Moldavia derisa do të zhvillohet në qendrën sportive në Kamëz te Shqipërisë.