×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Halimi e LDK’së: Pushteti krijoi ambient të përshtatshëm për dhunë ndaj gazetarëve

    Insajderi
    03 May 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ka kërkuar të kujtohen kërcënimet që bëhen çdo ditë ndaj gazetarëve.

    Halimi tha se çdo përpjekje për të disiplinuar të vërtetën, dhe zëvendësuar atë është armiqësi me lirinë.

    ‘’Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit të kujtojmë kërcënimet e çdoditshme ndaj gazetarëve që mbrojnë vlerat më thelbësore të demokracisë, shprehjen e lirë dhe mendimin kritik. Çdo përpjekje për të disiplinuar të vërtetën, për ta zëvendësuar atë me të vërtetën zyrtare të pushtetit politik është armiqësi e hapur me lirinë’’, tha Halimi në Facebook.

    Tutje, ajo tha se shtypjen e lirisë së shtypit e bënë të dukshme emërimi në krye të RTK-së, i një aktivisti nga partia në pushtet.

    ‘’Emërimi në krye të transmetuesit publik (RTK) i një aktivisti nga partia në pushtet, e bënë transparente intencën e të vërtetave zyrtare, duke shtypur të vërtetat alternative dhe me këtë edhe lirinë e shtypit’’, tha Halimi.

    Ajo shtoi se deklaratat e pushtetit që shprehin mosbesim ndaj gazetarëve, krijojnë ambient për sulm ndaj gazetarëve dhe ndaj medias.

    ‘’E publiku detyrohet të paguaj këto të vërteta të fabrikuara!? Deklaratat e pushtetit – që shprehin mosbesim ndaj gazetarëve – krijojnë ambient të përshtatshëm për dhunë ndaj gazetarëve dhe sulm ndaj medias si një nga shtyllat e demokracisë dhe qeverisjes së mirë’’– shtoi Halimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark