×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Halimi: Kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen

    Insajderi
    13 January 2024 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se nuk duhet të nënçmohen kërcënimet e Serbisë.

    “Kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen, porse, përfshirja e luftës dendur në diskursin publik për qëllime populliste e konsum të brendshëm, nuk po e dëmton Serbinë, por fatkeqësisht imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Nuk ka fuqi kredibile financiare në botë që investon kapitalin e vet në një vend ku rreziku potencial për luftë është i lartë. Paqja, siguria e qytetarëve është duke u mbikëqyrë nga aleatët tanë të NATO-s, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës“.

    Tutje Halimi ka shtuar se Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje por siç thotë ajo me mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyese.

    Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje e prosperiteti, por fatkeqësisht me këtë mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyese. Përhapja e panikës së luftës, me qëllim që qytetarët tanë të mos kërkojnë zhvillim e mirëqenie, por të mjaftohen me paqen, në planin afatgjatë do të ketë pasoja të mëdha për vendin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark