×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Halimi pas shtrenjtimit të rrymës: Qeveria Kurti po e shet mashtrimin si strategji

    Insajderi
    30 March 2023 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës Sibel Halimi ka reaguar për vendimin e sotëm ZRrE-së, për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 15 për qind.

    Përmes një postimi në Facebook, Halimi ka thënë se ekonomia e familjeve kosovare është duke u rënduar nga shtrenjtimi i vazhdueshëm.

    “Ekonomia familjare e qytetarëve tanë çdo ditë është duke u rënduar. Fillimisht nga shtrenjtimi i produkteve bazë, më pas nga rritja e tatimit në pronë, sëfundi edhe nga humbjet e trustit pensional”, u shpreh ajo.

    Ndërsa, për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Halimi tha se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë zgjidhje për lehtësimin e jetës së qytetarëve, pos mashtrim që e paraqet si strategji.

    “Kësaj lëngate të ekonomisë sonë, që nga pasnesër i shtohet edhe një barrë tjetër, shtrenjtimi i energjisë elektrike për 15 %. E Qeveria e propaganduar e shpresës, nuk ka asnjë zgjidhje që lehtëson jetën e qytetarëve, pos qe mashtrimin e shet si strategji. Fatkeqësisht, derisa përditshmëria e qytetarëve është duke u vështirësuar, vendi qeveriset nga një pushtet i humbur në kohë dhe hapësirë. Asnjë veprim e masë për të ndryshuar këtë gjendje të krijuar, vetëm fjalë boshe e prezantime të shifrave imagjinare që i cilësojnë suksese, por që populli i Kosovës nuk i sheh!?, ka shkruar Halimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark