×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Aleksandar Vulin ishte në Kosovë kur ndodhi sulmi në Banjskë

    Insajderi
    25 December 2023 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka thënë se në ditën e sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndaj policisë së Kosovës nga terroristët, në Kosovë ishte shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin.

    “Vulin, ish-shefi i shërbimeve sekrete serbe ishte në Banjskë, ishte në veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha, por diplomacia funksionon pak më ndryshe prej ne që mendojmë por ai u detyrua të japë dorëheqje në Serbi”, deklaroi Haliti në RTV Dukagjini.

    “Ai ishte në Kosovë gjatë sulmit në Banjskë”, ka thënë tutje deputeti i PDK-së.

    Haliti ka thënë se ndërkombëtarët janë në dijeni që Vulin ndodhej atje në atë periudhë kohe.

    “Ndërkombëtarët e dinë që Vulin ka qenë atje në atë periudhë…Vetë fakti që s’po bëhet raporti për atë që ka ndodhë në veriun e Kosovës flet që demokracia është duke vepruar me qëllim që disa çështje të heshtën dhe raportet e bisedimet të shkojnë në përmbyllje të kësaj situate”, ka thënë shtuar ai.

    Haliti është shprehur se duhet të ndjekim rrugën diplomatike.

    Deputeti PDK-së ka dhënë kritika ndaj alarmeve të Kurtit e Sveçlës se Serbia po bën plane për sulm ndaj Kosovës.

    Haliti ka thënë se me këto deklarata po i frikësojnë qytetarët dhe i cilësoi si të papërgjegjshme.

    Sipas tij, për këtë fundvit do të duhej të raportonin për sukseset dhe të flisnin për planet e së ardhmes.

    “Me këto deklarata po i frikësojnë qytetarët dhe besoj që për këtë fundvit do të duhej të raportonin për sukseset dhe të flisnin për planet e së ardhmes. Nuk besoj që Serbia ushtarakisht është duke u përgatitur të sulmojë Kosovën, jo pse do të dyshonte që të paktën ta gllabëronte veriun por, sepse nuk e ka fuqinë të gllabërojë veriun e Kosovës me forca ushtarake, në kushtet kur në Kosovë është NATO. Prekja e kufirit me Kosovën do të thotë luftë me NATO-n”, ka thënë Haliti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark