×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti e quan “show politik” mostërheqjen e Kurtit ndaj vendimit për targat

    Insajderi
    23 November 2022 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Show politik” për targat dhe “menaxhim i keq”, kështu e ka cilësuar deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti një seri veprimesh të kryeministrit Albin Kurti lidhur me targat dhe dialogun me Serbinë.

    Xhavit Haliti, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit opozitar, Partisë Demokratike të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës duhet t’i respektojë propozimet, por edhe kërkesat e partnerëve perëndimorë lidhur me çështjen e targave.

    Ai ka deklearuar se nga gjithë situata e krijuar ka përfituar vetëm presidenti serb.

    “Çështja me targat, për mua është një ‘show’ [shfaqje] i panevojshëm. Është një ‘show’, ku realisht ka përfituar Vuçiq. Ai po e fut politikën kosovare në përplasje të panevojshme, për t’i thënë pastaj BE-së: ‘ja kush janë këta dhe nuk merret vesh askush me ta’. Në planin ndërkombëtar, Kosova ka humbur më shumë dhe pastaj edhe kryeministri [Kurti]”.

    “Para se të vendosim që t’iu themi ‘jo’ të gjithë aleatëve tanë, ne duhet të shohim se a kemi fuqi të përballemi me të gjitha. Ku do të shkojmë ne vetëm?”, pyet Haliti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark