Insajderi
Lajme

Haliti: Kosova duhet pasur vëmendjen tek mesazhi i Escobar-it

Insajderi
24 August 2022 - 10:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Haliti: Kosova duhet pasur vëmendjen tek mesazhi i Escobar-it
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Xhavit Haliti, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në intervistën e dhënë në “Lajmet e fundit” në RTK, foli për vizitën e të deleguarve nga BE dhe SHBA: Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Lidhur me takimet e tyre me krerët e partive politike të Kosovës, Haliti theksoi se në raste të tilla nuk bëhen publike ajo çfarë bisedohet, por për publikun servohen të dhëna përmes komunikatave aq sa është e nevojshme të dihet.

“Nuk është hera e parë që takohen liderë të partive politike në Ambasadën e SHBA-ve, është mëse normale të ketë takime të tilla. Besoj se më mirë është të ketë takime të këtij lloji siç është tani, të gjitha partite opozitare të jenë bashkë, sepse të gjithëve do t’u drejtohet me një fjalë”, tha deputeti Haliti.

Më tej ai shtoi se ngjashëm është praktikuar edhe nga ish-ambasdorja Kajdanov, etj.

Haliti tutje theksoi se duhet pasur vëmendjen tek mesazhi që Escobar ka drejtuar kundrejt institucioneve tona lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili duhet të krijohet sipas Kushtetutës së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark