×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haliti ua tërheq vërejtjen pozitës e opozitës: Po bëni show të pa nevojshëm – shkoni në ndonjë televizion…

    Insajderi
    03 November 2023 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka kritikuar qeverinë e opozitën për diskutimet e sotme në Kuvend, ku Kurti raportoi për takimin e fundit në Bruksel.

    Fjalimet e pozitës e opozitës, Haliti i cilësoi si “show”, e sipas tij tani nuk është momenti për deklarata të tilla.  

    “Ky show i sotshëm i dyanëshëm është i panevojshëm në mënyrën dypalësh apo tripalëshe në kushtet dhe rrethanat kur Kosova po e zëmë që s’është ky kryeministër, kryeministër është në një situatë që duhet me ec në hapa të sigurt në drejtim të nënshkrimit të marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe i hap vetës rrugë për të filluar negociatat me BE dhe institucionet tjera ndërkombëtare. Unë e di që disa këtu janë, që nuk e dinë çka ka ndodhur me Kosovën fare po diskutojnë përralla dhe anektoda të cilat janë ndoshta për ndonjë show mediatik, ndonjë televizion që është i interesuar me bë një show të tillë se si do të duhej me qenë pozita dhe opozitën jo funksionale dhe e pa përgjegjshme me i zgjedh problemet e vendit”, ka thënë ai përcjell Insajderi.

    Haliti u shpreh se si qeveria ashtu edhe opozita do të duhej të theksonin se ndërkombëtarët po kërkojnë Asociacion sipas Kushtetutës së Kosovës.

    “Z. Kryeminsitër ju po e paraqitni veten edhe këtu edhe në media edhe kudo, si një njeri që po e shpëton Kosovën pas asaj që është shitur, dhe nga kush është shitur unë nuk e di dhe sa lekë ka marrë unë nuk e di, dhe çështja e nënshkrimit ose jo e planit ekzekutiv të marrëveshjes ti e dinë shumë mirë që nuk ka nevojë të nënshkruhet, dhe detyra sepse edhe ne kemi vesh e sytë, po i dëgjojmë ndërkombëtarë, po kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruar dhe statutin e Asociacionit mos me pas në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe kjo mendoj që është dashte me u theksu sot edhe nga ju edhe nga deputetë”, tha deputeti i PDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark