×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Halitjaha: Nëse Jakup Krasniqi ka bërë faje unë do t’i marrë përsipër, mbaj burg për të

    Insajderi
    16 November 2023 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dëshmitari, Sadik Halitjaha sot në Gjykatën Speciale në Hagë ka folur edhe për Jakup Krasniqin.

    Halitjaha ka kërkuar një minutë nga trupi gjykues duke thënë se “unë e mbajë burgun për Jakup Krasniqin, ai le të shkon në shtëpi”

    Një minutë, që të mos e ngarkojmë gjykatën shumë me këto zvarritje të mëdha dua të falsë për Jakup Krasniqin, nëse Jakup Krasniqi ka bërë gabime, ka mundësi çdo njeri, engjëll kurrkush s’jemi – po, nëse ai ka bë faje unë krejt do t’i marrë përsipër, veç ndërroni deklaratat, vendimet, m’i jepni mua. Unë e mbajë burgun e Jakup Krasniqit, le të shkon në shtëpi”, ka deklaruar ai përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark