Borussia Dortmund afroi pak ditë më parë Sebastian Haller.
Menjëherë pas zyrtarizimit në Signal Iduna Park, verdhezinjtë morën lajmin e keq, pasi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë rezultoi me disa probleme shëndetësore.
Dortmund ka nisur kërkimet për gjetjen e një futbollisti, të aftë për të garantuar gola. Sky Deutschland bën me dije se 4 janë alternativat.
Mundësia e parë është ajo e Edin Dzeko. Boshnjaku nuk ka të sigurtë vendin e titullarit te Interi dhe mund të largohet. Emrat e tjerë në listë janë Krzysztof Piatek nga Herta Berlin, Mauro Icardi i Paris Saint-Germain dhe Jhon Cordoba i FK Krasnodar.