×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Halloween i përgjakur në Kore të Jugut – kaq persona vdiqën

    Insajderi
    30 October 2022 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Festa për Halloween në Kore të Jugut përfundoi në tragjedi. 153 persona humbën jetën dhe 82 persona të tjerë mbetën të plagosur në lagjen Itaewon të Seulit, e njohur gjerësisht për jetën e natës, ku mijëra njerëz ishin mbledhur në daljen e parë pa maska që pas pandemisë.

    Raportohet se kishte paralajmërime se rrugët do të ishin të mbushura me njerëz, por ende nuk dihet se si nisi kjo tragjedi.

    Sipas rikonstruksionit të ngjarjes nga disa media lokale, kaosi mund të ketë nisur nga prania e një personazhi të famshëm në një klub të zonës, ku të rinjtë nxituan për të shkuar atje dhe përfunduan duke shtyrë dhe shtypur njëri-tjetrin.

    Pamjet nga Seuli shfaqin dhjetëra kufoma të mbuluara, dhe njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin për të dalë nga kaosi. 355 persona janë shpallur të zhdukur, ndërsa autoritetet kanë marrë mbi 2 mijë lajmërime për njerëz që nuk dihet se ku janë. Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin e përjetuar dhe thonë se njerëzit binin në rrugë si domino.

    “Kishte kaq shumë njerëz… i thashë turmës që nuk mund të vini nga kjo anë, njerëzit po vdesin, sepse e dija se sa keq ishte situate dhe njerëzit po tregoheshin kaq të vrazhdë. Dhe mu desh t’u thosha se nuk mund të vinin nga kjo anë…”

     “Nuk mund ta gjeja. Kontrollova listën, por emri i tij nuk ishte aty”, thotë një tjetër dëshmitare.

    Sipas autoriteteve, shumë nga viktimat ishin adoleshentë dhe të rinj rreth të 20-tave, me 19 prej tyre shtetas të huaj. Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka mbajtur një takim urgjent pas kësaj tragjedie, ndërsa reagime ka pasur nga liderët botërorë që shprehin ngushëllime ndaj popullit Korean.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark