FC 2 Korriku i Prishtinës ka nënshkruar me futbollistin Londrit Hamidi, 23-vjeçar, i transferuar nga klubi zviceran FC Biel-Bienne 1896.
“Hamidi “zbarkon” në kampin kryeqytetas pas aventurave në tokën e shtetit të Zvicrës, në klube futbolli si BSC Young Boys e FC Rapperswil-Jona.
23-vjeçari aktivizohet kryesisht në pozitën e mesfushorit, gëzon tipare sulmuese dhe njihet për golat e bukur të shënuar në futbollin zviceran, nga gjuajtjet e lira dhe jo vetëm”, njofton FC 2 Korriku.
“Po ndihem shumë mirë tek FC 2 Korriku, si me futbollistët ashtu edhe me stafin e trajnerëve.
Po kalojë shumë mirë në stërvitje dhe jam i mbushur me shpresë se në të ardhmen do të kemi shumë suksese me ekipin e 2 Korrikut”, tha Hamidi për FC 2 Korriku.
Londritin, në ambientet e klubit nga kryeqyteti, e prezantoi Drejtori Sportiv, Drilon Baholli, që i urojë mirëseardhje dhe suksese në aventurën e tij të re.